Wilshere "mbrohet" me Zidane: Unë nuk tymos (FOTO LAJM)

Pëlqej
Jack Wilshere mërzit jo pak Arsene Wenger. Mesfushori i Arsenal është fotografuar duke pirë cigare në një klub nate në Londër, gjë që nuk është pritur mirë nga tekniku i "Topçinjëve".

"Nuk pajtohem aspak me një sjellje të tillë, më duhet të bisedoj me të rreth kësaj. Ju nuk duhet të bëni diçka që ua dëmton shëndetin si futbollist. Ju e dëmtoni edhe reputacionin tuaj kur bëni diçka të tillë në publik", deklaroi Wenger, raporton Daily Mail.

I pyetur nëse do të marr masa disiplinore kundër mesfushorit, tekniku francez shtoi: "Nuk e di çfarë do ndodhë kështu që nuk mund të flas për ndëshkim".

Por më vonë, vetë mesfushori i Arsenal ka reaguar nëpërmjet profilit të tij në Twitter ku ka postuar një foto të Zinedine Zidane duke konsumuar cigare, ndërsa sipër shkruan "Por për rekord...unë nuk tymos". /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori