Witsel dhe Destro, goditje dyshe për Milanin
Milano kthehet në epiqendrën e merkatos italiane të futbollit. Pas dy goditjeve të shpejta të Interit që afroi Podolskin dhe Shaqirin, Milani kërkon që të ndjekë gjurmët e kushërinjve për të mos humbur terren në këtë garë.

Presidenti Silvio Berlusconi është takuar me trajnerin Inzaghi dhe administratorin e deleguar, Galliani, të cilëve u ndezi dritën jeshile për sulmuesin e Romës, Matia Destro. Ishte vetë tekniku që shfaqi interes për lojtarin e kryeqytetasve dhe presidenti dëshiron t'ia plotësojë dëshirën. Në këtë mënyrë, Galliani synon ta aftojë sulmuesin me opsionin e huazimit me të drejtë blerjeje.

Por Milani nuk e ndal vrapin vetëm te Destro sepse Witsel mbetet ëndrra e vërtetë në Milanello. Belgu i Zenitit u ble dy sezone më parë nga Benfica për 40 milionë euro por deri tani nuk e ka justifikuar aspak shumën e shpenzuar për të.

Nuk dihet ende strategjia që do të ndjekë për të arritur deri te mesfushori belg, por puna sapo ka nisur, kuqezinjtë janë vënë në kërkim të talenteve evropianë për të ringritur një skuadër që duket e humbur, shkruan "Corriere dello Sport". /albeu.com/

Shtuar më 10/01/2015, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori