Witsel fiton 15 mln euro në sezon, por gruaja e tij shet për 3 mijë paund makinën e saj (FOTO)

Alex Witsel përfiton 294 mijë paund në javë në Kinë, por gruaja e tij ka nxjerrë në shitje makinën e saj për vetëm 3 mijë sterlina.

Rafaella Szabo ka vendosur që të shesë makinën modeste tip “Ford ka” të vitin 2011, pasi me shumë mundësi do të marrë një shumë më të shtrenjtë si dhuratë nga bashkëshorti i saj.

Axel Witsel gjatë merkatos së dimrit u transferua për të luajtur me skuadrën kineze Tianjin Quanjian nga e cila do të përfitojë plot 15 milionë euro në sezon. Një shumë e mjaftueshme për të blerë disa makina luksoze./albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori