Wolfsburg nis "sulmin" për Pazzinin
Pëlqej
Wolfsburg është në kërkim të një sulmuesi dhe drejtuesit gjermanë kanë shënjestruar kampionatin italian si tregun e duhur për të bërë "pazar". Pasi nuk arritën dot të gjenin një akord me Romën për transferimin e Matia Destros, "Ujqërit" e Bundesligës tani synojnë t’i rrëmbejnë Milanit Giampaolo Pazzinin.

Për të siguruar shërbimet e italianit, klubi gjerman mësohet se është gati për të investuar 15 milionë euro, por mbetet për t’u kuptuar vullneti i klubit kuqezi, i cili momentalisht në organikë ka vetëm dy qendërsulmues të mirëfilltë, Mario Balotellin dhe Giampaolo Pazzinin.

Ky i fundit shihet me sy të mirë dhe nga trajneri i “Djallit”, Filippo Inzaghi, i cili beson shumë tek aftësitë e ish-lojtarit të Interit.

Për Pazzinin gjatë javëve të fundit ka shprehur interes dhe Napoli, po oferta e të kaltërve ishte shumë më inferiore se ajo e ardhur nga Gjermania. /albeu.com/



Shtuar më 07/08/2014, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori