Wolfsburg sezonin e ardhshëm do të luaj në Bundesligë
Pëlqej
Wolfsburg ka mposhtur sonte skuadrën e vogël të Kiel me rezultatin minimal 0-1, dhe me rezultat të përgjithshëm 1-4 për të vazhduar edhe për një sezon në Bundesligën gjermane.

Ata fituan në ndeshjen e parë më rezultat 3-1, kurse sot edhe në Kiel ishin më të mirë pasi që kishin posedimin dhe numrin më të madh të goditjeve në drejtim të portës së skuadrës që vjen nga një qytet i vogël gjerman.

Golin e parë dhe të vetëm për Wolfsburg e shënoi Robin Knoche në minutën e 75'-të të takimit.

Gjatë këtij takimi pati edhe dy gola të anuluar, një për Wolfsburg në pjesën e parë dhe një për Holstein Kiel në pjesën e dytë.

Me këtë fitore Wolfsburg do të jetë pjesë e Bundesligën gjermane edhe për sezonin e ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori