Wolves fiton me përmbysje ndaj Chelseat (VIDEO)
Pëlqej
Wolves ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Chelseat në stadiumin "Molineux", ndeshje e vlefshme për javën e 15 të Premier Leagues.

Blutë e Londrës kaluan në avantazh që në minutën e 18' me golin e Loftus-Cheek.

Në pjesën e dytë Wolves i mjaftuan vetëm 4 minuta për të përmbysur rezultatin.

Golin e barazimit e shënoi Jimenez në të 59' dhe të dytin e shënoi Jota në të 63'.

Pas kësaj humbje Chelsea renditet në vednin e 4 me 31 pikë, ndërsa Wolves në vendin e 12 me 19 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori