Wolves pritet të zyrtarizojë sot yllin e Barcelonës
Wolverhampton ka marrëveshjen me Nelson Semedon.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Nelson Semedo, pritet të transferohet në Premierligë gjatë ditës së sotme.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Wolves janë vetëm një hap larg nënshkrimit të portugezit.

Oferta e re është nisur drejt zyrave të ‘Camp Nou’ dhe Barcelona janë gati të pranojnë ofertën.

Punë ka pasur në orët e fundit të ditës së djeshme edhe për kushtet personale të kontratës.

Tashmë të gjithë janë në pritje vetëm për njoftimin zyrtar gjatë kësaj dite.
Shtuar më 21/09/2020, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori