Wolves "pushtohet" nga portugezët, ja sa lojtarë ka
Wolverhampton Wanderers janë shumë afër që të kompletojnë skuadrën me lojtarët nga Portugalia.

Nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të Premier League që një skuadër angleze t’i ketë pothuajse lojtarët e një nacionaliteti të huaj.

Por, Wolves janë vetëm një lojtar larg që të kompletojnë ekipin me lojtarë portugezë.Nelson Semedo është i fundit që i është bashkuar klubi anglez, pasi kompletoi transferimin e tij nga Barcelona.

Formacioni i Wolves përbëhet nga: Rui Patricio, Nelson Semedo, Roderick, Ruben Vinagre, Joao Moutinho, Ruben Neves, Vitinha, Daniel Podence, Pedro Neto dhe Fabio Silva, derisa ju mungon edhe një mbrojtës qendror për t’u bërë skuadra e gjitha me lojtarë portugezë.

Kujtojmë se edhe trajneri i Wolves vije nga Portugalia, Nuno Espirito Santo.
Shtuar më 23/09/2020, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori