Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Wolves rrit çmimin, Juventusi heq dorë nga Traore
100 milionë euro: kjo është shuma që Wolverhampton kërkon për të lënë të lire Adama Traore. Kërkesë kjo që është konsideruar shumë e lartë nga drejtuesit e Juventusit, të cilët kishin shfaqur interes për futbollistin gjatë merkatos së verës.

24-veçari konsiderohet si një nga sulmuesit e krahut më të fortë në qarkullim dhe bardhezinjtë nuk janë i vetmi klub që interesohet për të. Gjithsesi shuma e kërkuar nga klubi anglez mbetet e lartë dhe drejtuesit e "Zonjës së Vjetër", sipas raportimeve të medieve italiane, po mendojnë të ndërpresin bisedimet për lojtarin.
Shtuar më 22/10/2020, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori