Xabi Alonso: Adios Spanja!
Xabi Alonso i thotë lamtumirë Spanjës. Mesfushori i Real Madridi ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në përfaqësuese pas eleminimit në "Brazil 2014", dhe ndeshja me Australinë do të jetë e fundit për 32-vjeçarin bask me fanellën e "La Roja"-s. Në këtë zgjedhje të Xabi Alonsos nuk ka të bëjë aspak eliminimi i turpshëm që pësoi Spanja në Botëror pasi ish lojtari i Liverpoolit e kishte marrë kohë më parë një vendim të tillë.

Pasi ka fituar gjithçka me fanellën e përfaqësueses iberike, Alonso ka vendosur të thotë stop pasi nëntorin e ardhshëm do të jetë 33-vjeç dhe në një moshë të tillë është e pamundur që ai të shfaqë një rendiment të lart fizik si me Realin ashtu edhe me kombëtaren "La Roja".

Në gjithë këto vite Xabi Alonso ka qenë një titullar fiks i përfaqësueses spanjolle duke patur një rol kyç në sukseset e shumta të skuadrës. 32-vjeçari i lindur në Toulose e ka mbajtur veshur në 113 takime fanellën e Spanjës duke shënuar edhe 16 gola. Me të në formacion "La Furia Roja" ka arritur të koleksionojë 88 fitore 12 barazime dhe 13 humbje. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2014, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori