Xabi Alonso: Besojmë te Mourinho
Xabi Alonso del në mbrojtje të trajnerit të Real Madrid, Jose Mourinho, ashtu si ka bërë edhe më parë, duke deklaruar se portugezi mbetet "The Special One". Mourinho është kritikuar jo pak herë nga mediat spanjolle këtë sezon, megjithatë Alonso mendon se tekniku 50-vjeçar mbetet një ndër më të mirët.

"Mund të shikohet se Jose ka diçka ndryshe. Mënyra si komunikon me lojtarët është ndryshe. Kjo është arsyeja pse e mbështesim dhe pse luajmë e luftojmë për të në fushë. Lojtarët, ne të gjithë kemi besim te ai", tha mesfushori për "BBC Sport". /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2013, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori