Xabi Alonso rrezikon 8 vite burg për shmangie të taksave
Xabi Alonso është akuzuar nga prokuroria spanjolle për tre pikët e mashtrimit tatimor në lidhje me të ardhurat e krijuara nga shfrytëzimi i të drejtave të imazhit në mes të viteve 2010 dhe 2012.

El Confidencial raporton se spanjolli akuzohet për fshehjen e 4,9 milionë eurove nëpërmjet një kompanie në Madeira të Portugalisë dhe përballet me një dënim prej tetë vjet burgim përveç gjobës prej 8 milionë euro.

Xabi Alonso do të duhet të ulet në stolin e të akuzuarit së bashku me dy nga këshilltarët, ku sipas një dokumenti të shkruar nga avokatët shtetërorë, spanjolli “simuloi transferimin e të drejtës së imazhit” në një kompani në Madeira në shkëmbim të pesë milionë eurove që do t’i detyrohen lojtarit./albeu.com/


Shtuar më 15/03/2018, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori