Xabi Alonso te Bayern Munchen
Pëlqej
Xabi Alonso i jep fund aventurës me përfaqësuesen e Spanjës dhe shkon te Bayern Munchen. 32-vjeçari bask bëri një njoftim të tillë në Twitter, lajm që më pas u konfirmua gjithashtu edhe në adresën zyrtare të përfaqësueses, "Real Federacion Espannola de Futbol" ndërsa në mbrëmje u bë e ditur dhe lëvizja e tij drejt Gjermanisë.

Xabi tërhiqet kështu përfundimisht nga "Furia Roja" por dhe Real Madrid. Sipas tij, këto vendime janë marrë prej kohësh.

Pasi falenderoi edhe tifozët e zjarrtë të vendit të tij për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë ai nuk la pa përmendur gjithashtu pa shprehur edhe mirënjohjen për trajnerët dhe drejtuesit e klubeve të tillë si Real Sociedad, Liverpool dhe Real Madrid që i kanë lënë gjithmonë rrugë të lirë për impenjimet me përfaqësuesen.

Ndërkohë sa i përket kalimit te Bayern Munchen, gjermanët ofruan 20 milionë euro për shërbimet e tij për dy vjet dhe Reali nuk bënte asgjë për ta ndaluar futbollistin në këtë transferim. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori