E FUNDIT/ Lirohet një tjetër i rrezikshëm i bandës së Durrësit
Xabi Alonso tregon pse nuk e mori drejtimin e Sociedatit që tani
Real Sociedat e ka shkarkuar trajnerin Eusebio Sacristan dhe në vend të tij e ka emëruar Imanol Alguacil deri në fund të sezonit. Ish-lojtari i tyre, Alonso u përfol se një ditë do të merrte drejtimin e tyre, por spanjolli nuk beson se ai do të jetë gati deri në verë për të marr drejtimin e Sociedadit.

“Unë jam ende shumë i ri për një rol të tillë stërvitor dhe nuk jam kualifikuar ende plotësisht për këtë punë”, ka thënë fillimisht Alonso për Marca.

“Jam ende në kurset e mia dhe ende stërvit, por unë sapo kam dalë në pension kohëve të fundit nga futbolli kështu që koha do të tregojë se çfarë ka të ardhme dhe çfarë është puna ime e ardhshme”.

“Duhet ta vlerësojmë punën që Eusebio bëri gjatë dy viteve të tij në punë, dhe futbollit shpesh mund të jetë mosmirënjohës dhe pa falje në këtë drejtim”.

“Pozita e trajnerit është gjithmonë e vështirë dhe ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme, dëshiroj ta falënderoj atë për punën e tij në klubin tim dhe t’i uroj atij të mirën për të ardhmen”.

“Vendimi për të emëruar Imanol është i arsyeshëm, ai ka një shans për të bërë përshtypje të mira dhe ai e njeh mirë klubin” përfundoi fituesi i Champions League me Realin në vitin 2014. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori