Xabi: Mourinho nuk ikën
Pas zërave të shumtë për të ardhmen e trajnerit portugez të Real Madrid Jose Mourinho, mesfushori Xabi Alonso beson se "Special One" nuk do të largohet nga "Los Blancos" në fund të këtij sezoni. Për ish trajnerin e Chelsea është folur shumë për një rikthim në Angli, gjë që është pohuar edhe nga vetë Mourinho, por pa dhënë afat kohor se kur mund të konkretizohet kjo lëvizje.

"E di që Mourinho e pëlqen kampionatin anglez dhe atmosferën atje. Një ditë do të rikthehet por besoj dhe shpresoj se do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Mourinho është një trajner shumë i mirë dhe i ndryshëm për mënyrën se si komunikon me lojtarët apo se si transmeton idetë e tij", deklaroi mesfushori spanjoll për "Times of India".

Alonso më tej foli me elozhe edhe për shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo, për të cilin tha se është një lojtar fantastik dhe është ndryshe kur luan me të dhe kundër tij. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2013, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori