Xavi: Casillas te Barça? Është shumë madrilen
Mesfushori I Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur mbi të ardhemen e Iker Casillas dhe për një afrim të mundshëm të tij te Barcelona. Largimi në fund të sezonit i Victor Valdes bëri që të qarkullojnë shumë zëra në Barcelonë rreth afrimit të mundshëm të portierit të kombëtares spanjolle te rivalët e urryer.

"Unë ndihem keq kur e shikoj një portier si Casillas në stol. Kjo nuk është e drejtë sepse ai nuk e meriton stolin. Sa për Victor Valdes, ai është një njeri i jashtëzakonshëm, mik shumë i mirë, dhe një shembull për të gjithë. Me vjen keq që ka pasur një trajtim të keq nga mediat në Spanjë edhe pse në fushë ka dhënë gjithmonë maksimumin", tha Xavi.

Në vijim, mesfushori i kombëtares refuzon të bëjë komente rreth Jose Mourinhos.

"Nuk dua të flas për të sepse ai dëshiron që gjithmonë të fitojë dhe të tjerët të qëndrojnë në vend, por më pëlqen sepse ka revolucionarizuar futbollin. Unë e respektoj atë dhe në për këto 3 vjet kam pasur marrëdhënie shumë të mira2, shprehet katalanasi.

Xavi Hernandez lëshon të tjera lëvdata për Messin, ndërsa ndeshjen ndaj Bayerit në Champions Leaguer e shikon si të barabartë.

"E kam thënë edhe më parë për mua ai ngelet numri një në botë, dhe këtë gjë e tregon në cdo ndeshje. Bayerni po kalon një moment të jashtëzakonshëm, por ne jemi dy ekipe te mëdha dhe në Champions League diferencën e bëjnë detajet. Nuk e kuptoj pse shumë tifozë të Barcelonës nuk e duan një finale ndaj Realit të Madridit, por ne duhet të jemi optimistë. Real-Barcelona do të ishte nje sfidë spektakolare. Ne mund të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë, duhet të besojmë", ka thënë Xavi.

Xavi premton se në këtë fund sezoni do të jetë në 100 për qind të formës së tij. Ai thekson se dëmtimin e ka harruar edhe pse kaloi një sezon të vështirë. Në mbyllje të intervistës, mesfushori katalanas shton se po stërvitet rregullisht me grupin dhe ndihet gati për ndeshjet e fundit.
Shtuar më 18/04/2013, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori