Xavi e konfirmon sërish: “E gjithë bota më sheh si
trajner të
Barcelonës, shpresoj”
Xavi Hernandez mezi po e pret zgjedhjen e presidentit të ri të
Barcelonës.
Legjenda e
Barcelonës, aktualisht
trajner i Al-Sadd në Katar, pranoi në intervistën dhënë për revistën televizive të FIFA-s se për të “është një iluzion të stërvitësh Barcelonën”.
Ai tregoi respekt maksimal për trajnerin aktual të “blaugranave”, holandezin Ronald Koeman, por nuk e fshehu dëshirën që ta drejtojë Barçën.
Madje, ai shpreson të jetë nga vera e vitit 2021, do të ndikojë shumë se kush do të zgjidhet president i
Barcelonës.
“Tani jam te Al-Sadd, ndihem shumë mirë në klubin më të mirë në Katar. Të shohim se çfarë do të më rezervojë e ardhmja. E gjithë bota më sheh si
trajner të
Barcelonës. Shpresoj, nuk dua të fshihem. E kam thënë shpesh se do të më pëlqente, por gjithmonë duke respektuar trajnerin aktual, Ronald Koemanin, dhe klubin. Barcelona tani është në mes të sezonit, i uroj të ketë sa më shumë suksese. Do të zhvillohen së shpejti zgjedhjet, të shohim cili do të jetë president. Sigurisht që të stërvitësh Barcelonën është iluzion i madh”, deklaroi
Xavi.
Shtuar më 17/02/2021,
ora 17:38