Xavi: Fillimisht mendoja se Van Gaal ishte një idiot
Ikona e Barcelonës, Xavi, ka rrëfyer se ai fillimishtë mendonte se Louis van Gaal ishte një “idiot” kur ai erdhi për herë të parë tek Barcelona.

Trajneri holandez udhëhoqi Barçën drejt fitimit të dy titujve të La Ligas, një të Kupës së Mbretit dhe një Superkupë të UEFA-s.

Van Gaali e afroi Xavin në ekipin e parë të Barcelonës në vitin 1998 dhe mesfushori rrëfen: “Pas dy ditësh stërvitje me të, mendova ‘kush është ky idiot?’. Megjithatë, një javë më vonë mendova ‘ka të drejtë’. Van Gali do të jetë gjithnjë në zemrën time”.

Është një trajner strikt dhe shumë kërkues, i cili kërkon të arrijnë nivelet më të larta dhe nuk merret shumë me lojëra fjalësh e diplomaci. Kjo ka bërë që në media të mos e vlerësojnë shumë, pasi është një trajner me karakter të fortë, që nuk krijon miqësi me gazetarët”, tha mesfushori spanjoll.
Shtuar më 16/11/2015, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori