Xavi fton Fabregasin ne Barcelone
Albeu.com
Ylli i Barcelonës, Xavi, ka këshilluar kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas të largohet nga Emirates dhe të rikthehet nga Camp Nou. Mesfushori i katalanasve thotë se është ‘krim’ që një lojtar me kualitetet e Cesc nuk ka fituar një trofe të madh kur është në pyetje futbolli në klube.
“Është krim që një lojtar me kualitetet e Cesc nuk mund të fitojë një trofe të madh me klubin e tij. Ai vërtet nuk ka zgjidhje tjetër veçse të largohet. Ai do ta marrë vendimin e duhur dhe shpresoj se fansat e Arsenalit do t’i dëshirojnë të gjitha të mirat”, ka thënë Xavi.
Shtuar më 21/05/2010, ora 17:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori