Xavi Hernandez zyrtarizon tërheqjen nga futbolli i luajtur

Çavi Hernandez e ka vendosur; në muajin prill do t’i thotë lamutmirën futbollit të luajtur. Ish mesfushori i Barcelonës, aktualisht në radhët e Al-Sad në Katar e konfirmoi vetë këtë vendim të tij.
‘Në moshën 39 vjecare, për mua është momenti që të ndaloj-tha Çavi-por përgatitem psikologjikisht që të bëhem trajner dhe karrierën time do ta nis këtu në Katar’.

Në këtë situatë është e lehtë të mendohet se e ardhmja e Çavi hernandez pritet të jetë sërish me ngjyrat blaugrana, pikërisht te Barcelona.

‘Ende nuk jam gati për këtë-vijoi Çavi Hernandes-por një gjë është sigurt, stili im i lojës do të jetë ai që kam luajtur te Barcelona dhe Spanja’.

Çavi Hernandez i dha lamtumirën skuadrës katalanase në vitin 2015 pasi fitoi një tjetër titull në Ligën e Kampioneve për të kaluar te skuadra e Al Sadd. Gjatë këtyre 3 sezoneve në Katar ai ka zhvilluar 72 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola. në vitin 2014, Çavi u largua nga kombëtarja spanjolle me të cilën fitoi 2 tituj kampionë Evrope në 2008 e 2012 dhe titullin botëror në vitin 2010./albeu.com/

Shtuar më 25/11/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori