Xavi ishte afër Milanit, ja pas u anulua transferimi
Është viti 1998 dhe në mesfushën e Barcelonës B po spikat një talent i ri nga Cantera. Quhet Xavi Hernandez.

Lojtari ende nuk mund të futet në ekipin e parë për shkak të kaq shumë konkurrencave atje. Adriano Galliani nuhat potencialin e këtij talenti dhe përgatit një ofertë monstruoze, i bindur se ka të ardhme të garantuar.

Sipas “Marca”-s, Milani i ofron Barcelonës 250 milionë pezeta dhe një vilë, kontratë 5- vjeçare dhe punë për babain e tij, por mbi të gjitha një vend në ekipin e parë të riut Xavi.


Ofertë që vërtet e josh babain e djaloshit të ri, por është nëna, tifoze e madhe e Barcelonës, që nuk pajtohet kategorikisht.

Ajo kërcënon me divorc nga burri i saj nëse Xavi tenton të largohet nga Blaugranat.

Që nga ai episod, një nga mesfushorët më të mirë të historisë së futbollit fitoi 8 Kampionate spanjolle, 3 Kupa spanjolle, 6 Superkupa spanjolle, 4 Champions league, 4 Superkupa evropiane dhe 3 Botërorë për klube me fanellën katalanase. Ai është tashmë legjendë e Barçës.
Shtuar më 25/01/2021, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori