Xavi: Kam pasur një ofertë të madhe nga Barcelona, shpresoj të rikthehet Neymar
Ish mesfushori i Barcelonës u afrua për të zëvendësuar Ernesto Valverde në Camp Nou, por preferoi të qëndronte në Katar me Al Sadd, shkruan Albeu.com.

"Në janar, nuk ishte momenti i duhur”, i tha Xavi Samuel Eto'o në Instagram.

“Kam pasur biseda me Eric Abidal dhe Oscar Grau dhe një ofertë të madhe, por nuk ishte momenti i duhur. Unë kam nevojë për pak më shumë përvojë.
Xavi, i cili luajti nën urdhrat e Pep Guardiolës në Camp Nou, e di saktësisht se si do të luante ekipi i tij i Barcelonës nëse ai do të ishte në krye.

"Më pëlqen Barcelona, më pëlqen ideja e Quique Setien", shtoi Xavi.

"Eto'o gjithashtu pyeti ish-shokun e tij të skuadrës për Lionel Messin, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon verën e ardhshme.

Ai ka për të dhënë pesë ose shtatë vite të tjera", tha Xavi për Argjentinasin.

"Ai kujdeset mirë për veten e tij dhe ai mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 37, 38 ose 39. Do të luajë në Kupën e Botës Katar 2020 jam i sigurt.

I pyetur për rikthimin e Neymar ai tha.

"Le të shpresojmë që ai të kthehet te Barcelona. Unë jam një tifoz i Barcelonës dhe dua lojtarët më të mirë atje. Ai do të ishte një nënshkrim i jashtëzakonshëm që bën ndryshimin”, përfundoi legjenda e barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2020, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori