Xavi, kapiteni i ri i Barcelonës
Pëlqej
Do të jetë Xavi kapiteni i ri i Barcelonës. Regjizori 34-vjeçar është shpërblyer në këtë mënyrë nga shokët e skuadrës, pas zgjedhjes për të qëndruar në “Camp Nou” pavarësisht ofertave joshëse nga Katari.

Xavi në fakt u zgjodh kapiten pas një votimi të fshehtë në skuadër gjatë të cilit mposhti konkurrencën e Iniestas, Messit dhe Busquets për shiritin e kapitenit. Ishte mjaft elegante formula e zgjedhur nga klubi i Barcelonës që në profilin e tij në Twetter në të vërtetë flet për 4 kapitenë të zgjedhur nga stafi teknik, duke filluar nga Luis Enrique. Natyrisht që do të jetë vetëm njëri për çdo ndeshje që do të mbajë shiritin dhe ai është Xavi, i cili mori numrin më të madh të votave.

Xavi merr trashëgiminë e kapitenit historik Carles Puyol, që në të kaluarën ishte një ndër zv/kapitenët bashkë me Iniesta dhe Victor Valdes.

Tani mes zv/kapitenëve siç edhe u përmend janë dhe Messi apo Busquets por që për shkak të dëmtimeve të ndryshme, pezullimeve apo rotacionit në skuadër që vitin e kaluar në disa ndeshje kanë patur nderin të marrin rolin e kapitenit.

Xavi është në sezonin e tij të 17-të me Barcelonë, skuadër me të cilën ka luajtur 723 ndeshje dhe ka shënuar 83 gola. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori