Xavi: Kur Barça nuk fiton merret si humbje
Pas ndalesës në San Mames ndaj Atletiko Bolbaos në shifrat 2 me 2 flet edhe regjisori i Barcelonës, Xavi Hernandez. Mesfushori i katalanasve foli me superlativa për momentin e mirë që po kalojnë rivalët e Real Madridit duke e cilësuar si ekip të frikshëm në kundërsulm.

Xavi foli dhe për takimin e së dielës ndaj Bilbaos duke u shprehur: “Ishte një nga eksperiencat më të bukura të karrierës time. Kur Barca nuk fiton interpretohet si një humbje, por kjo ndodh vetëm pasi konkurrenca nga rivalët e tjerë po rritet. Në kohë të tjera ky barazim do të kishte patur shijen e një fitoreje”.

Xavi preku dhe çështjen Ibrahimovic duke shprehur habinë dhe zhgënjimin e tij për deklaratat në autobiografinë e suedezit, pasi atij vetë i ishte dukur se Ibra ndihej mirë në Kamp Nou, ndërkohë që e cilësoi të pavend krahasimin mes tij dhe Xabi Alonso-s, që sipas tij është më shumë Piqueja i Realit të Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori