Xavi Hernandez deklaroi se në fund të këtij sezoni do të varë këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund karrierës si futbollist në moshën 39-vjeçare.
Sezonin e fundit mesfushori po e zhvillon në Katar me skuadrën e Doha dhe lajmëroi se pas këtij viti do t’i përkushtohet karrierës si trajner.
Nuk mund të mungonte një mesazh lamtumire nga partneri i tij më i mirë, Andres
Iniesta.
"Shoku më i mirë. Ka qenë privilegj të rritem dhe të ndaja me ty të gjithë momentet më të mira në karrierë. Një profesionist shembullor. Faleminderit për
gjithçka që i ke mësuar
botës së futbollit. Fat të mbarë në këtë hap të ri,
Xavi", shkroi
Iniesta nga Japonia, për shokun e tij më të mirë, që arritën të fitojnë
gjithçka krah njëri-tjetrit dhe i dhuruan magji
botës me lojën e tyre.
Shtuar më 03/05/2019,
ora 10:18