Xavi Hernandez ka folur pas 'El Clasico' me bollëk, të cilat u zhvilluan javët e fundit ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit.
Mesfushori spanjoll thotë se përballja me
trajnerin portugez Jose Mourinho, i jep më shumë motiv ekipit.
"Është një kundërshtar fanatik me një mentalitet të jashtëzakonshëm fitues": tha
mesfushori i Barcelonës, i cili e lavdëroi edhe
trajnerin e tij, Pep Guardiola.
"E ka lënë një shenjë në futboll njëjtë si Sacchi, Cruijff e Ferguson": shtoi
Xavi.
Edhe pse ka fituar shumë trofe, përfaqësuesi spanjoll nuk është ngopur ende. Ai e do Ligën e Kampioneve dhe La Ligën.
"Të fitosh është si drogë. Kur e shijon një herë, dëshiron ta bësh sërish", përfundoi
Xavi. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2011,
ora 16:56