Xavi nuk e fsheh ambicien për të drejtuar Barcelonën
Ish mesfushori i skuadrës së Barcelonës, i cili tashmë është duke drejtuar skuadrën e Al Sadd, nuk ka fshehur ambiciet e tij.

Spanjolli ka bërë të ditur se Barcelona qëndron në planet e tij, dhe se ai po përgatitet për të marrë drejtimin e katalanëve.

"Shpresa më e madhe që kam tani është që të jem trajner i Barcelonës dhe të kthejë Barcën në rrugën e fitoreve", ka thënë Xavi.

"Jam njeri i klubit. Do të doja të kthehesha në kohën e duhur dhe të filloja një projekt nga zero. E kam thënë më parë se unë dua të marrë vendime te Barcelona. Është e qartë se tani është koha e zgjedhjeve. Nuk do të përjashtojë asgjë", ishin fjalët e spanjollit.

Xavi është lidhur edhe më parë me një kalim të mundshëm te Barcelona. Ai ishte ndër emrat më të përmendur së bashku me Ronald Koeman, para se Quique Setien të zyrtarizohej.
Shtuar më 29/06/2020, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori