Xavi nuk largohet nga Barcelona
Xavi Hernandez
Është përfolur shumë ditët e fundit për një interesim të Paris Saint Germain për mesfushorin e Spanjës dhe Barcelonës, Xavi Hernandez, madje sheikët e klubit francez u shprehën të gatshëm për të paguar klauzolën prej 80 milionë eurosh për të bërë të tyrin regjisorin katalanas por sot, në një dalje publike, agjenti i mesfushorit, Ivan Corretja ka mohuar gjithçka duke u shprehur se Xavi do të qëndrojë te Barcelona.

" Xavi te Paris Saint Germain? Ka një kontratë me Barcelonën deri në fund të vitit 2014 dhe nuk ka ndërmend të largohet nga klubi", u shpreh agjenti i Xavi Hernandez për mikrofonat e "RMC".

Për mesfushorin e kampionëve të Botës dhe Europës interesohet edhe Milan por kuqezinjtë nuk i kanë mundësitë për të derdhur në arkat e klubit blaugrana 80 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori