Xavi refuzon Barcelonën: Nuk është koha e duhur të kthehem
Ish kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka hedhur poshtë një rikthim të tij në "Camp Nou".

Ky është sezoni i fundit për mesfushorin i cili po synon karrierën e tij ta vazhdoj si trajner futbolli.

"AS" bën të ditur se Xavi nuk është duke menduar të rikthehet menjëherë tek Barca, pasi sipas tij është shumë herët.

"Nuk është koha që të kthehem tek Barca. Barca është një gjë e madhe. Unë duhet ta bëjë këtë hap pas hapi. Sigurisht se dua të kthehem, por duhet fillimisht të sigurohem se jam i gatshëm” ka thënë Xavi.

"Tani nuk është koha e duhur" ka deklaruar mesfushori. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2019, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori