Xavi: S'mund të lejojmë një tjetër vit pa trofe
"2014 ka qënë një vit i vështirë në nivelin njerëzor dhe profesional. E vetmja gjë e drejtë ishte qëndrimi edhe për një vit tjetër në Camp Nou".

Këto janë fjalët e Xavi Hernandez, i cili për Sport" ka bërë një rezyme të vitit që sapo lamë pas dhe planet për këtë vit.

"Kemi nevojë për fitore, nuk mund të lejojmë një tjetër vit pa trofe. Të gjithë e dinë se Champions përfaqëson prioritetin tonë, por do të luftojmë edhe për La Liga-n dhe Kupën e Mbretit", është shprehur 34-vjeçari. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori