Xavi: Ta përcjellim Pep me trofe
Sot në orën 22:00, në stadiumin e Valencias "Vincente Calderon" do të luhet finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao.

Të dy skaudrat nuk kanë fituar asnjë trofe këtë vit megjithëse kanë qënë shumë pranë. Katalanasit u eleminuan në gjysëmfinale të Champions League ndërsa në La Liga u mposhtën nga rivalët e Real Madrid.

Nga ana tjetër, baskët ishin në finale të Europa League ku u mposht 3-0 nga Atletico Madrid. Prandaj Kupa e Mbretit ëhtë mundësia e fundit për të dy skaudrat.


Sipas mesfushorit të Barcelonës, Xavi Hernandez, finalja e Copa del Rey është mundësia e shkëlqyer për ta mbyllur me një trofe sezonin.

"E kemi nisur vitin mjaft mirë, me fitimin e 3 trofeve, por nuk mund ta mohojmë që kemi pësuar edhe dy zhgënjime të mëdha: humbjen e kampionatit dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve. Mendoj se nuk kemi pasur të njëjtën dozë fati si 3 vitet e fundit. Gjithsesi, kemi mundësi ta mbyllim këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Për pasojë duhet të fitojmë finalen e Kupës së Mbretit. Kjo është edhe ndeshja e fundit e Guardiolës si trajner i Barcelonës, ndaj shpresojmë që ai të largohet me një tjetër triumf. Nuk do ta kemi të lehtë, Bilbao është një ekip shumë i fortë", deklaroi Xavi. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori