Xavi takon Martinon: Mos e hiq tiki-takan
Pëlqej
Gerardo "Tata" Martino e nisi punën si trajner i Barcelonës me synimin për të futur frymën e tij në lojën e skuadrës, e cila bazohet më tepër tek aksionet e shpejta dhe topat e gjatë, sesa te zotërimi i gjatë. Nga një mesatare prej 72% në mbajtjen e topit gjatë ndeshjeve, ajo u ul në 59%, duke treguar qartë se për pak kohë ekipi nisi të ambientohet me filozofinë e re të teknikut argjentinas. Gjithsesi, edhe pse lojtarët e kanë mirëpritur në fillim një ndryshim të tillë, duket se kanë ndryshuar mendje.

E përditshmja katalanase "El Mundo Deportivo" ka publikuar lajmin se Xavi Hernandez ka kërkuar një takim me teknikun e skuadrës ku i ka kërkuar argjentinasit që të mos i pengojë lojtarët të praktikojnë "tika-taka"-n, të paktën për momentin, pasi kjo do i pengojë që të arrijnë rezultatet e kërkuara.

Sipas mesfushorit katalanas, grupi i lojtarëve ka vite që luan me aksione të gjata e me shumë pasime, ndaj një ndryshim i menjëhershëm do sillte pasoja negative. Duke iu referuar burimeve brenda klubit, mësohet se vetë Martino e ka pranuar kërkesën e Xavit dhe Azulgranat nuk do bëjnë ndryshime të mëdha në lojën e tyre.

"Sherifi", siç thirret me humor trajneri në skuadër, pritet që të bëjë një provë përgjatë ndeshjeve të ardhshme. Pjesa e parë do luhet me "tika-taka" dhe nëse arrihet të krijohet një avantazh i sigurt me gola, do eksperimentohet me filozofinë e re, të cilën ai e shikon si më të përshtatshme për të ardhmen. /albeu.com/



Shtuar më 08/10/2013, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori