Xavi tregon se cili do të ishte ndryshimi i parë në skuadër, nëse do të merrte drejtimin sot
Xavi Hernandez është rikthyer për të komentuar lidhur me mundësinë e tij që të drejtojë Barcelonën.

Ikona spanjolle e futbollit ka bërë të ditur se dëshiron të kthehet te Barcelona, përkundër se ka vënë disa kushte.

Mes të tjerash, ish mesfushori i Barcës ka komentuar edhe skuadrën aktuale ‘Blaugrana’, të cilën e konsideron si solide. Por, edhe aty duhet të ketë disa ndryshime.

Biodroga - Men Anti-Age
“Barca ka lojtarë që mund ta ndihmojnë të fitojë edhe për 10 vite të tjera. Është bazë e mirë” ka thënë Xavi.

“Për skuadrën aktuale të Barcës, unë do të nënshkruaja me anësor. Lojtarë të ngjashëm me Neymar, Sancho apo Gnabry” ka shtuar spanjolli.

Neymar vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm te Barca. Mbetet të shihet gjatë verës nëse braziliani do të shkelë përsëri në ‘Camp Nou’.
Shtuar më 29/03/2020, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori