Xavi var këpucët në gozhdë me 34 trofe
Xavi Hernandez ka pasuruar koleksionin e tij të trofeve pasi Al Saddi i tij ka fituar kampionatin e Katarit në atë që duket se ka qenë sezoni i fundit i një karriere fantastike.

"Jam 99% i sigurt se do të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Tani po studioj për t’u bërë trajner. Dua të vazhdoj të jem në fushë dhe ndihem më i motivuar nga përgatitja e seancave stërvitore sesa loja në fushë", ka thënë ai kohët e fundit në një intervistë për "Marca".

Përveç kampionatit të Katarit, Xavi ka fituar katër Champions League, tetë La Liga, tri Kupa të Mbretit, gjashtë Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të Europës dhe dy Botërorë për Klube me Barcelonan.

Gjithashtu, ai ka fituar edhe dy Kampionate Europiane (2008-të, 2012-të) dhe një Kupë të Botës (2010-të) me Spanjën.
Në total, legjenda e futbollit spanjoll ka fituar 34 trofe. /albeu.cpm/


Shtuar më 04/04/2019, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori