Xavi zbulon ndryshimin taktik në fitoren 6-2 të Barcelonës kundër Realit
Pëlqej
Mprehtësia e mendimit taktik e Pep Guardiolas është lavdëruar nga ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi, i cili e ka zbuluar arsyen kryesore të fitores së paharrueshme 6-2 të katalanëve në El Clasico.

Ishte vendosja e trajneri aktual i Manchester Cityt ia bëri Lionel Messit atë ditë ajo që luajti rolin më të madh në suksesin e Barçës, sipas Xavit.

“Ajo ishte ndeshja në të cilën Pep e përdori Messin si 9 të rremë”, tha Xavi.

“Ai e dinte se qendërmbrojtësit e Real Madridit nuk do ta ndiqnin Messin për t’i bërë presion kur Messi të tërhiqej prapa, prandaj Messi, unë dhe Iniesta gjithmonë do të ishin tre kundër dy në mesfushë. Ai na thoshte vazhdimisht ‘këtu është loja, këtu është loja!’ dhe ne fituam”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori