Xhaka drejt Arsenalit, tifozët blejnë fanellat e tij
Mesfushori kosovar, Granit Xhaka është shumë pranë nënshkrimit me gjigantin anglez Arsenal.

Sipas mediave gjermane dhe ato angleze zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodh brenda kësaj jave.

Megjithatë, tifozët e Arsenalit besojnë aq shumë në transferimin e Xhakes në ‘Emirates Stadium’, sa që kanë filluar të blejnë fanellat e tij, shkruan Telegraf.

Transferimi i 23-vjeçarit pritet t’i kushtojë Arsenalit rreth 43 milionë euro, por kjo shifër mund të ngrihet deri në 50 milionë në varësi të paraqitjeve të kosovarit. /Albeu.com/
Shtuar më 20/05/2016, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori