Xhaka e Strakosha ndër më të mirët në botë (FOTO LAJM)

Pëlqej
futbollistët shqiptarë, gjithnjë e më shumë po renditet me elitat e futbollit botëror.

Së fundmi, Granit Xhaka dhe Thomas Strakosha janë dy futbollistët shqiptarë që kanë shkëlqyer në javën që lamë pas dhe për këtë arsye ata janë renditur në listën e 22 futbollistëve më të mirë në botë.

Falë paraqitjeve të mira, dy yjet shqiptarë kanë zënë pjesë në ekipin më të mirë të javës nga FIFA në bashkëpunim me ekspertët e EA Sports.

Në mesin e 22 futbollistëve më të mirë në botë për javën e kaluar janë edhe yje si Eden Hazard, Joao Cancelo, Kalidou Koulibaly, Timo Werner e të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori