Granit
Xhaka dhe Blerim
Xhemaili i kanë kërkuar shokëve të skuadrës të luajnë fort në përballjen fundit ndaj Hondurasit. Në një konferencë për shtyp, dy lojtarët me origjinë shqiptare i kërkuan bashkëlojtarëve të bëjnë maksimumin për të arritur një fitore dhe kualifikimin.
“Ne duhet të vrapojmë për njëri-tjetrin, të luftojmë për njëri-tjetrin dhe të luajmë si skuadër përsëri. Ne i dimë cilësitë tona, vetëm duhet t’i tregojmë ato”, u shpreh Graniti.
Ndërsa
Xhemaili theksoi se
Ottmar Hitzfeld duhet të largohet nga drejtimi i Zvicrës në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Ne nuk luajmë si individualistë. Ne edhe ndaj Francës luajtëm si ekip, por ishim të pafat. Synimi ynë është që ta përgatisim një përfundim të mirë për Hitzfeldin”, u shpreh
Xhemaili. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2014,
ora 13:03