Xhaka flet për largimin e Wengerit nga Arsenali
Granit Xhaka ka reaguar pas dorëheqjes se Arsene Wenger nga Arsenali.

“Të luaj nën urdhrat e juaj një ëndërr e bërë realitet, një nder. Falëminderit bos, një legjendë e madh. Tani duhet ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë dhe së bashku ta fitojmë një trofe në fund”, ka shkruar Xhaka.

Wenger sot në mëngjes konfirmoi se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Arsenali.

Ai ishte në klubin londinez për 21 vite ku fitoi tri herë Premier Ligën, 7 herë FA Cup, 7 herë Community Shield (Superkupën).
Shtuar më 20/04/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori