Xhaka i jep sinjale largimi Arsenalit? Dua të hedh një hap tjetër
Granit Xhaka ka alarmuar Arsenalin me një intervistë të dhënë në Zvicër, atje ku është i grumbulluar me përfaqësuesen e tij për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Mesfushori me origjinë shqiptare zbuloi se babai i tij, Ragip Xhaka, i bën analizën e lojës pas çdo ndeshje dhe theksoi: "Unë jam shumë ambicioz, dua të hedh një hap tjetër të madh. Kjo nuk do të thotë se Arsenali është ndalesa ime e fundit."

Kaq ka mjaftuar dhe mediet në Angli kanë filluar të ndezin më shumë situatën rreth largimit të Xhakës, i cili vetëm një vit më parë rinovoi kontratën për 5 vitet e ardhshme.

26-vjeçari tha se me pozicionin e ri që i ka vendosur trajneri Emery në fushë ndihet më mirë, luan më shumë, ka më shumë hapësirë përpara dhe nuk ka nevojë të bëjë ndërhyrje të ashpra, që e kanë penalizuar me kartonë.
Shtuar më 23/03/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori