Xhaka kualifikon Zvicrën në Euro 2020, Italia për rekord (VIDEO)






Zvicra shënon fitore tenistike dhe kualifikohet në finalet e Euro 2020.

Kombëtarja helvete e ka kaluar lehtë transfertën e Gjibraltarit, duke triumfuar me shifrat, 6-1. Goli që vulosi fatet e Zvicrës erdhi nga lojtari shqiptar, Granit Xhaka, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit në këtë sfidë.

Italia është për rekord. Azzurrët regjistruan fitoren e 10 në grup, nga po kaq ndeshje, duke dominuar totalisht grupin J. Fitorja 9-1 ndaj Armenisë ishte tërësisht e merituar për të besuarit e Mancinit, të cilët do të synojnë titullin që mungon prej kohësh.

Fitore komode për Spanjën, që kaloi 5-0 Rumaninë. Me rezultatin 3-0 triumfoi Suedia përballë Ishujve Faraoe, teksa duelet tjera përfunduan si më poshtë:

Greqi-Finlandë 2-1
Irlandë-Danimarkë 1-1
Lihtenstejn-Danimarkë 0-3
Maltë-Norvegji 1-2
Shtuar më 18/11/2019, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori