Xhaka me urim special për Arsene Wenger
Në një postim në Instagram, mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka falënderuar tifozët për përkrahje këtë sezon, që në fund solli edhe largimin pas 22-viteve të trajnerit Arsene Wenger.

“U desh ta mbyllim sezonin me këtë fitore për ty, për ju, për trajnerin. Faleminderit Arsene. Faleminderit të gjithëve për përkrahje këtë sezon. Ta bëjmë vitin e ardhshëm special për të gjithë ne”, ka shkruar Xhaka.

Arsenali mbylli sezonin me fitore minimale 0-1 ndaj Huddersfieldit, ndërsa në tabelë përfundon sezonin në vendin e gjashtë.

Xhaka ka bërë 46 paraqitje me “Topçinjtë” këtë sezon, duke shënuar tre gola, një më pak se edicionin 2016/17, teksa ka dhuruar edhe tetë asistime. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori