Xhaka në pritje të një fëmije, Leonita tregon barkun (FOTO LAJM)

Granit Xhaka dhe Leonita së shpejti pritet të bëhen prindër.

Familja Xhaka po shtohet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka konfirmuar se ai dhe Leonita po presin të bëhen prindër.

26-vjeçari ka postuar një fotografi të Leonitës ku shihet shtatzënë, teksa ka shkruar: "Nëna dhe babi po të presin".

Gjërat janë duke shkuar mirë për Xhakën edhe në karrierën futbollistike. Shqiptari është shndërruar në një ndër lojtarët kryesor të "Topçinjve".

Me Unai Emery në stol, ai ka bërë këtë edicion 38 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola.

Xhaka, si dhe Arsenali – kanë mundësi t’i japin fund sezonit 2018/19 me një trofe, atë të Europa League, ku në finale do të përballen me Chelsean. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori