Xhaka: Panucci është shefi, ai vendos gjithçka
Pëlqej
Mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka, pas ndeshjes ndaj Skocisë u shpreh i mërzitur për këtë humbje të thellë.

• 4 vite në Kombëtare, por kurrë më të vështirë se mbrëmja e sotme..

"Po, një lojë shumë e dobët. E vështirë, kur humb në shtëpi 4-0, nuk kam fjalë.

• Përgjegjësi e juaja?

"Unë vetë nuk e kam luajtur mirë, ashtu si ndaj Izraelit. Trajneri nuk luan futboll, por ne lojtarët. Duhet të marrim përgjegjësitë vetë.

• U gjetët i papërgatitur te goli i parë?

"Po, Kaçe më dha një top, unë doja t’ia jepja përsëri, por skocezi ma mori topin dhe shënoi. Askush nuk është perfekt, edhe unë bëj gabime. Duhet t’i ndreqim në ndeshjen ndaj Uellsit.

• Çfarë duhet të bëni si ekip, si lojtarë me njëri-tjetrin për të ardhmen?

"Absolutisht, nesër do folim, të shohim gabimet. Liderët duhet ta marrin situatën në dorë. Trajneri na ka folur mirë. Trajneri nuk luan në fushë, por jemi në lojtarët. Sot nuk ishte dita jonë. Në të ardhmen vetëm fitorja do të na ndihmojë.

• Gjatë këtyre ndeshjeve, a keni tentuar t’i thoni Panuçit që të luani një mënyrë më mirë?

"Trajneri është shefi, ai vendos. Ka filozofitë e veta, dhe ne duhet të luajmë në fushë. Ne si lojtarë gabuam sonte" u shpreh Xhaka.
Shtuar më 17/11/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori