Xhaka titullar ndërsa Ozil në stol, dalin formacionet Napoli-Arsenal (FOTO LAJM)

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Napolit dhe Arsenalit, që do të zhvillohet nga ora 21:00.

Pas fitores 2-0 në stadiumin Emirates, Arsenali do të tentojë të ruajë rezultatin në një stadium ku skuadra e Carlo Ancelottit premton se do të dhurojë spektakël.

Unai Emery nuk i ka preferuar për këtë ndeshje Mesut Ozilin dhe Shkodran Mustafin, ndërsa së bashku në sulm startojnë Lacazette dhe Aubameyang – Granit Xhaka është i padiskutueshëm në formacion.

Te Napoli s’ka vend për Elseid Hysaj.
Shtuar më 18/04/2019, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori