Xhaka tregon dedikimin që ka bërë te “këpucët më të bukura në botë”

Granit Xhaka ka shuar kureshtjen e tifozëve rreth atleteve, siç i quan ai më të bukura në botë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ai ka publikuar një mesash.

“Të kurorëzuar me një diamant G, shkronja L përfaqëson dashurinë që kam për të fejuarën time. Ngjyra rozë simbolizon tërë familjen time”.

“Atyre ua kam borxh gjithçka. Bob 92 është miku im më i mirë dhe e kam si familje. Agoni është kushëriri im, i cili me mbështet sa herë që mundet, ai është modeli që unë ndjek”, shkruan XhakaFacebook. /Albeu.com/
Shtuar më 24/06/2016, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori