Xhaka tregon se cilët janë dy lojtarët e tij të preferuar
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, në një prononcim për Arsenal Magazine, ka pohuar se Zinedine Zidane dhe Patrick Viera kanë qenë futbollistët e tij të preferuar.

I pyetur se cilët ishin futbollistët që i pëlqente t’i ndiqte dhe i admironte kur ishte më i ri Xhaka u përgjigj “Mendoj që Zidane. Ai ishte një lojtar perfekt. Patrick Viera ishte këtu dhe ai është gjithashtu një legjendë, ai ishte një lojtar shumë i mirë”.

Sa i përket krahasimit që i është bërë me Bastian Schweinsteigerin nga Ottmar Hitzfeld, Xhaka deklaroi që është një kompliment, por ai nuk është Schweini i ri, ai është një tjetër lojtar, është Granit Xhaka./Albeu.com/
Shtuar më 27/07/2016, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori