Xhakomo Vrioni ëndërron të debutojë në Milan-Juventus
Një nga lojtarët më në formë padyshim është Paulo Dybala, i cili në ndeshjet e fundit ka shkëlqyer me gola dhe asiste për Juventusin.

Megjithatë për një ndeshje të rëndësishme për bardhezinjtë siç është ajo ndaj Milanit, sulmuesi argjentinas nuk do të jetë i gatshëm, kjo pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Megjithatë pavarësisht gjithçkaje, Maurizio Sarri e ka gati zgjidhjen dhe e ka gjetur zëvendësuesin e argjentinasit.

Trajneri ka ftuar për ndeshjen e sotme Xhakomo Vrionin, i cili është grumbulluar në shumë ndeshje me ekipin e parë të Juventusit, por nuk ia ka dalë të debutojë.

Pikërisht ditën e sotme, sulmuesi shqiptar ëndërron debutimin në një stadium të madh si “San Siro” ndaj një skuadre gjithashtu të madhe siç është Milani.
Shtuar më 07/07/2020, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori