Xhakës i soset durimi: Mjaft më me çështjen e Kosovës
Debati për refuzimin që të luajë për Kombëtaren e Kosovës ia ka sosur durimin mesfushorit të Zvicrës, i cili thotë gjatë një interviste për “Appenzeller Zeitung” se nuk do të japë më sqarime për akuzat se është një tradhtar.

Mesfushori theksoi se i kishte dhënë të gjitha sqarimet e mundshme për këtë çështje.

"Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet.

Letra ime në “Instagram” (Xhaka shkroi pak ditë më parë në shqip ku shpjegonte arsyet përse do të vazhdonte të luante me Kombëtaren e Zvicrës dhe se nuk ishte një tradhtar) e shpjegon qartazi përse unë vendosa që të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen.

Por kur titujt e gazetave prodhohen me përkthime të shtrembëruara, atëherë unë mendoj se kjo është shumë. Më tepër nuk kam çfarë të them për këtë temë", u shpreh Xhaka, raporton Panorama Sport.

Shtuar më 03/09/2016, ora 13:25
Menduh Rama
e Shtunë 3 Shtator 2016, Ora 15:46
Xhaka vetem ne qoftese largohesh nga Zvicra je tradhtar.luaj futboll ku te pelqen,me mijra Shqipetar punojne jasht,pse nuk i quajn tradhetar,harroje kte loje fjalesh,merru me ate qe e ban shkelqyshem me futboll
Shqiptari
e Shtunë 3 Shtator 2016, Ora 17:22
Xhaka, bej ate qe po ben i qete.
Injorantet te akuzojne,dhe nuk jane me atdhetare se ti.
Mos i kushto vemendje
Mirian Picrri
e Dielë 4 Shtator 2016, Ora 03:40
Granit Xhaka, Ai qe te thot ty tradhtar esht njeriu me I ulet qe ekziston, Ti je shembull per krejt futbollistat me prejardhje shqiptari, tgjith mund te quhen tradhetar vetem ty nuk mund te ta thon ate fjal, Je nje njeri FENOMENAL. Sa deshir do kisha te te shikoja qe ne tardhme te vishje bluzen e JUVENTUSIT
Bozo
e Dielë 4 Shtator 2016, Ora 12:33
Shume njerez te semur ka bota !!' Po lereni rahat djalin te luaj ku te don ore analfabeta!!! Po ktu i ka fajet ai far orangutani bunjaku i cili po i percan shqiptaret...
Bunjak
e Dielë 4 Shtator 2016, Ora 12:53
Po ky bunjaku don me mundin e lojtarve te mire botror te arrij fame se per ndryshe nuk vlen as per pes pare
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori