Xhamat antiplumb shpëtuan paq Dortmundin, ushtria mbrojti lojtarët
Tre shpërthimet që tronditën autobusin e Borusias së Dortmundit rrugës për në stadium para ndeshjes me Monakon fatmirësisht nuk shkaktuan dëme serioze.

Megjithatë, bilanci mund të kishte qenë shumë më i rëndë sikur xhamat e mjetit të mos ishin antipluimb.

Sipas mediave gjermane, ky element luajti një rol vendimtar në minimizimin e pasojave të shpërthimeve pranë hotelit ku ishte vendosur ekipi verdhezi.

Mbrojtësi spanjoll Mark Bartra mbeti i lënduar lehtë në dorë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Ndërkohë, menjëherë pas shpërthimit futbollistët e Borusias u morën nën kujdes nga forcat e ushtrisë, të cilat i shoqëruan lojtarët nën masa të forta sigurie, edhe pse distanca nga vendi i shpërthimeve deri në hotel është e afërt./Albeu.com/
Shtuar më 11/04/2017, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori